Të Papunët e Kualifikuar Lartë

Në komedinë e Vicky Jenson “Post-Grad, Now What?” rolin kryesor e luan Alexis Bledel si një e sapo diplomuar, entuziaste për t’u punësuar në një kompani private.

Përkundër rezultateve të mira në studime, Ryden Malby (Bledel) nuk arriti të gjente një punë të përshtatshme dhe të denjë për të. Vetëm një ditë punoi si shitëse dhe një ditë tjetër provoi si asistente e një producenti të një kompanie reklamash, punë këto të cilat nuk i zgjatën për shkak se nuk ishin të profilit për çka ajo kishte diplomuar. 

Arlinda Tahiri, 25 vjeçare nga Gjilani, i ngjan Ryden Malby’t në jetën e vërtetë. 

Ajo ka dy vjet që kur është diplomuar juriste në Universitetin e Prishtinës dhe përkundër trajnimeve e praktikave pas studimeve vazhdon të jetë e papaunë. 

“Edhe pse e kam pasur mesataren e mirë, prej kur e kam kryer fakultetin kam mbajtur vetëm praktikë. Ndoshta pa pasur të njohshëm nuk mund të gjesh punë” Arlinda Tahiri.

“Edhe pse e kam pasur mesataren e mirë, prej kur e kam kryer fakultetin kam mbajtur vetëm praktikë. Kam treguar rezultate të mira, por ndoshta pa pasur të njohshëm nuk mund të gjesh punë”, shprehet Tahiri. 

Deri më tash ajo ka provuar fatin e saj në katër vende ku ka mbajtur praktikën, përfshirë në gjykatën e Gjilanit, por përpjekjet për të marrë një vend pune i kanë dalë të pasuksesshme. 

Një numër i madh i studentëve në Universitetin e Prishtinës dhe universitetet tjera private kryejnë shkollimin, por ata nuk dalin aq të përgatitur për tregun e punës dhe sidomos po hasin në vështirësi për t’u punësuar në të. 

Vetëm në vitin akademik 2011/2012 Universiteti i Prishtinës ka pranuar  rreth 16 mijë studentë të rinj. Prej tyre, tre mijë janë pranuar në Fakultetin e Ekonomisë.

“Kërkesa për studim në Fakultetin e Ekonomisë është në rritje, këtë e ka shkaktuar situata e vështirë ekonomike, ngase punësimi me fakultetet tjera është bërë shumë i  vështirë. Zhvillimi i sektorit privat është një shpresë që të diplomuarit në ekonomik në të ardhmen do të gjejnë punë më lehtë”, thotë dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Skënder Ahmeti.

“Kërkesa për studim në Fakultetin e Ekonomisë është në rritje ngase punësimi me fakultetet tjera është bërë shumë i  vështirë. Skënder Ahmeti

Zyrtarja për diploma në administratën qendrore të UP’së, Vjollca Latifi, tregon se prej vitit 2009 deri në dhjetor të vitit 2011 nga 17 degë të Universitetit të Prishtinës kanë aplikuar për diplomë mbi 19 mijë të diplomuar. 

Sipas informatave të tregut të punës në Kosovë nga Departamenti i Punës dhe Punësimi, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, deri në fund të vitit 2011 janë regjitstruar 4 mijë e 83 persona të papunë, me kualifikim universitar. Vetëm brenda vitit 2011 janë regjistruar 508 persona.

Nga rezultatet e anketës më të freskët të fuqisë punëtore kyrer nga Enti i Statistikave të Kosovës del se 51 për qind e popullsisë konsiderohen të jenë me kualifikim të ulët, dhe të gjithë këta persona rrezikojnë të mbesin të papunë ngase në shumicën e vendeve kërkohet kualifikim i caktuar. Po ashtu, 36 për qind e popullsisë konsiderohen me nivel të mesëm të kualifikimit që nuk janë më pak të rrezikuar se ata me kualfikim të ulët të mbesin papunë. Dhe 13 për qind e popullsisë konsiderohen me kualifikim universitar, shifër kjo që është në rritje dhe rrezikon dy nivelet e mëparshme.

Sipas statistikave të ESK’së, 45.4 për qind e popullsisë është e papunë krahasuar me vitin 2001 kur shifrat arrinin në 57.1 për qind. 

Sipas të dhënave në Departamentin e Statistikave Sociale në Entin e Statistikave të Kosovës shkalla më e lartë e papunësisë paraqitet në mesin e të rinjve ku dy e treta e meshkujve dhe tetë nga dhjetë femrat e fuqisë punëtore janë të papuna, kjo për shkak së një pjesë e kësaj grup-moshe është ende duke u arsimuar.

Në Strategjinë e Zhvillimit të Arsimit të Lartë 2005 -2015 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë parashihet që institucionet e arsimit të lartë të zhvillojnë kontakte të rregullta me ekspertë të tregut dhe përcjelljen e akomodimit të të diplomuarve sipas profileve. 

Punësimi i deritashëm i të diplomuarve nuk është inkurajues për të gjithë ata që sot vijojnë mësimin në ciklin e ultë mësimor. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mbi 500 mijë nxënës vijojnë mësimin në këto nivele në mbarë Kosovën.

Niveli i arsimit 

Numri i nxënësve

Çerdhe

5 154

Parafillor

20 532

Fillorë dhe i mesëm i ulët 

301 486

I mesëm i lartë

100 624

Përgjithshëm profesional

106 924

Special

450

Privat (të gjitha nivelet)

4 270

Gjithsej nxënës

539 440