Privatizimi i Kështjellave në Shqipëri

Kështjellat ilire dhe mesjetare në Shqipëri shumë shpejt mund të shndërrohen në bare dhe restorante, sipas planit të qeverisë që t’i japë me qira monumentet kulturore biznesmeneve vendas.

Sipas planit të shpalosur në fund të janarit nga kreu i Institutit Shqiptar të Monumenteve, Apollon Bace, rreth 40 monumente do të jepen me qira për një periudhë deri në 100 vjet, kryesisht per shkak se qeveria nuk është në gjendje t’i mbrojë ato.
 
Bace thotë se planet detajore për shfrytëzimin e këtyre monumenteve do të pëercaktojnë se cilat pjesë të tyre janë të përshtatshme për aktivitetet komerciale, e cilat pjesë nuk duhet të preken.

E pasur me monumente që datojnë prapa që nga kohërat Romake, Shqipëria me vite është munduar shumë t’i mbrojë ato në mënyrë të duhur, pasi që qeveri pas qeverie dështuan të investojnë mjaft në restaurim.
 
Megjithatë, propozimi mbi të cilin mund të veprohet menjëherë që në muajin e ardhshëm ka terhequr një reagim të ashpër nga ana e historianëve, arkeologëve dhe arkitektëve, disa prej të cilëve akuzojnë autoritetet për dështimin e tyre që të mbrojne trashëgiminë e kombit.

Ata theksojnë faktin që dy kështjellat e privatizuara gjatë qeverisë paraprake socialiste nuk janë ruajtur në mënyrë të duhur dhe ata argumentojnë që monumentet e tjera mund të kenë fatin e njejtë nëse propozimi i fundit i qeverisë finalizohet.

“Propozimi i Ministrisë së Kulturës që të japë me konsesion monumentet e trashëgimisë kulturore është një ide e tmerrshme”, tha historiani Auron Tare.

“Ajo që shteti hedh poshtë përgjegjësitë e saj për trashëgiminë kulturore dhe po e transferon këtë përgjegjësi në duart private është dëshmi e kolapsit të institucioneve shtetërore,” shtoi ai.

Bace nga Instituti i Monumenteve refuzoi të intervistohet për këtë storje, por Enton Derraj, një këshilltar në Ministrinë e Kulturës, tha që akuzimet e bëra kundër projektit ishin politikisht të motivuara.

“Cilat do intervenime në këto monumente do të bëehen në pajtim me traktatin ndërkombëtar mbi restaurimin e monumenteve kulturore”, tha Derraj.   

Gërmadhat e kështjellës ilire të Akrolisit, në afërsi të qytetit të Lezhës i janë dhënë me qira para dhjetë vitesh një biznesmeni vendor, tani një anëtar socialist i Parlamentit.

Gjatë dekadës së fundit, gërmadhat kanë shërbyer për të vendosur një numër të antenave të telefonisë celulare, të ndërtuara mbi një platformë betoni, për çka specialisti i mbrojtjes thotë e ka dëmtuar vendndodhjen.

Megjithatë, Kadeli mbron investimin e tij duke argumentuar që ajo çka ka blerës ai ka qenë vetëm rrënojë, kështu që të flitet për “kështjellë” nuk ka kuptim.

“E kam blerë ligjërisht dhe aty nuk kishte asnjë kështjellë, vetëm një mur dy metra i gjatë të cilin ata e quajnë kështjellë”, tha ai. Antenat janë vendosur lartë mbi kodër, dhe jo në “kështjellë”, shtoi Kadeli.

Kalaja mesjetare e Lëkurësit, në afërsi të Sarandës, ka qenë gjithashtu objekt i kundërthënieve pasi që është dhënë me qira para 12 vitesh. Pronarët e ri e restauruan atë, por gjithashtu shtuan një bar dhe një restorant.
 
Specialisti i trashëgimisë kulturore është ankuar vazhdimisht rreth restaurimit të monumentit, tani pronë e Vangjel Tavos, një anëtar i Parlamentit nga Lëvizja Socialite për Integrim.

Lulzim Iljazi, menaxher i Kalasë së Lëkurësit gjithashtu dhe i barit e restorantit, nuk pranon ankesat se monumenti nuk ka qenë i mbrojtur në mënyrë të duhur. “Akuzuesit vetëm e deshirojnë kalanë për veten e tyre”, thotë ai.

“Ne kemi punuar shumë në këtë kala dhe gjithçka është bërë që të mbrohet vlera e saj historike”, thotë Iljazi.

Gjergj Frashëri, një arkeolog i mirënjohur shqiptar, thotë se çka ka ndodhur me dhënien me qira të monumenteve kulturore në të kaluaren duhet të shërbejë si leksion.

Ai beson se transferimi i më shumë monumenteve në duart private do të jetë gabim, sepse shqiptarët janë famëkeq në kryerjen e punëve ndërtimore, për të cilat ata nuk kanë leje planifikimi.

“Shqipëria është një vend i [qindra mijëra] ndërtesave të ndërtuara pa leje, ku as shteti, as ligji nuk i dënon njerëzit të cilët ndërtojnë ilegalisht”, vëren Frashëri.

“Shkatërrimet në monumente shkatërrojnë faktet tona historike dhe është gjë e pariparueshme dhe e pandreqshme”, ai shtoi.

Auron Tare, historian dhe ish-drejtor i Parkut Arkeologjik të Butrintit, pajtohet. “Nëse autoritetet nuk mund të kontrollojnë as edhe dy projekte të vetme, pyetja shtrohet si do të jenë ata në gjendje të kontrollojnë më shumë monumente?” pyet ai.

Ky artikull është financuar në kuadër të projektit BICCED, të përkrahur nga Programi Kulturor Zviceran