Libri i ri qartëson misterin rreth revolucionit të përgjakur të Rumanisë

Pak ngjarje të mëdha bashkëkohore janë mbështjellë aq shumë nga dyshimi sa revolucioni anti-komunist në Rumani, i cili shënon 30 vjetorin e tij këto ditë.

Ishte mesi i dhjetorit i vitit 1989 kur qindra mijëra njerëz në Timisoara, Bukuresht dhe qytete e qyteza të tjera rumune kundërshtuan mbretërimin e frikës së Nicolae Ceausescu dhe dolën në rrugë për të çliruar veten e tyre nga mbi katër dekada të diktaturës komuniste.

Rreth 1,200 njerëz vdiqën dhe mijëra të tjerë u plagosën në ngjarjet që çuan deri në ekzekutimin e Ceausescu në Krishtlindje, e cila hapi rrugën drejt lirisë që Rumania gëzon sot si pjesë e bashkësisë globale demokratike.

Por kjo përrallë e heroizmit kolektiv mezi njihet në një shoqëri të mësuar me cinizëm, dhe e cila tenton të mos besojë çdo shprehje ndershmërie dhe parimi në hapësirën publike.

Siç thoshte dikur disidenti dhe filozofi hungarez Miklos Tamas, rumunët “kanë bindur të gjithë botën se revolucioni, në të vërtetë, as nuk u zhvillua, se ai ishte thjesht një mashtrim”.

Thelbësore për përlyerjen/çnderimin e revolucionit ka qenë misteri që rrethon vdekjen e 800 njerëzve midis 22 dhe 25 dhjetorit te vitit 1989.

Edhe pse Ceausescu humbi pushtetin më 22 dhjetor, të shtënat vazhduan në rrugët e Bukureshtit dhe qyteteve të tjera deri në vdekjen e tij duke qëlluar skuadrën tre ditë më vonë.

Kush vazhdoi të hapte zjarr? A ekzistuan vërtet “terroristët”, siç i quanin autoritetet revolucionare të kohës, ose ishte e gjitha një komplot nga ata që kishin kapur pushtetin për të krijuar kaos – siç e pretendon prokuroria në gjyqin që filloi këtë muaj në Bukuresht mbi ato vdekje?

Një “kundër-revolucion” i Sekuritatit

Ofrimi i një përgjigje për këto pyetje është qëllimi më i madh i një libri të ri, Snajperistët dhe Mashtruesit, i publikuar nga POLIROM, që arrin në libraritë e Rumanisë këtë të enjte dhe është hulumtimi më i plotë i botuar në vite për ngjarjet e dhjetorit të vitit 1989. Autori kryesor, Andrei Ursu, është djali i një disidenti të torturuar dhe vrarë nga policia sekrete e Sekuritatit në vitin 1985.

Një inxhinier me profesion, Ursu filloi të punojë me arkivat e Sekuritatit për të hulumtuar vrasjen e babait të tij dhe për të sjellë autorët e krimit në libër. Një çerek shekulli studimi e ka shndërruar atë në një specialist i cili ka dalë me prova të reja thelbësore në lidhje me momentin yjor të historisë së tyre që shumica e rumunëve nuk pranojnë ta vlerësojnë.

Me intervista, kërkime arkivore dhe dokumente të tjera të njohura dhe të pabotuara, autorët konfirmojnë ekzistencën e “terroristëve nga mishi ‘dhe gjaku’” të cilët kanë shtënë për të vrarë revolucionarët dhe ushtarët pasi ushtria u bashkua në kryengritje me 22 Dhjetor.

Kjo bie në kundërshtim me tezën e prokurorisë ushtarake në gjyqin mbi vdekjen e më shumë se 800 personave që u vranë midis 22 dhe 25 Dhjetor të vitit 1989. Prokurorët i kanë atribuar këto vdekje në një situatë të “kaosit” të inxhinierizuar të gjeneruar nga një “psikozë terroriste” e cila çoi në situata të shumta vdekjeprurëse zjarri midis ushtrisë dhe revolucionarëve të armatosur, të gjitha të dizajnuara për të përfituar Ion Iliescu dhe Fronti Kombëtar i Shpëtimit, FSN, i cili plotësoi boshllëkun e pushtetit pas ikjes së Ceausescu-t.

“Ne ofrojmë … dokumente që vërtetojnë se Sekuritati nuk ishte çarmatosur me 22 Dhjetor, siç pretendon prokuroria ushtarake”, tha Ursu për BIRN në një intervistë në Bukuresht.

Bashkëshkruar nga studiuesi amerikan Roland O. Thomasson dhe shkruar në bashkëpunim me historianin rumun Madalin Hodor, libri për herë të parë paraqet dokumente që tregojnë se Sekuritati vetëm dorëzoi pjesën më të madhe të armëve të tij në ushtri me 4 janar 1990.

Ky arsenal “shumë i gjerë dhe i përparuar” është hollësisht i detajuar në libër, dhe ishte i përbërë nga armë të gjeneratës së NATO-s të krijuara për luftë guerile urbane – armë të shkurtra që fshihen lehtësisht në rroba dhe armë me vizion të natës që vetëm Sekuritati zotëronte në Rumani në atë kohë.

Këto ishin të njëjtat armë të përdorura kundër atyre që u qëlluan për vdekje pasi Ceausescu u arratis nga Bukureshti me gruan e tij.

Një detaj tjetër i rëndësishëm i zbuluar nga hulumtimi ka të bëjë me municionin për disa nga ato armë. “Disa municione mungonin,” shpjegon Ursu. “Në vetëm një njësi Sekuritati … 16.500 plumba u zhdukën kur ushtria mori në zotërim municionet”.

Ursu dhe bashkë-hulumtuesit e tij gjithashtu dokumentojnë me përpikëri një plan sekret  “rezistence” të Sekuritatit për luftë guerile urbane, i cili ishte i gatshëm të aktivizohej në rast të një pushtimi të huaj ose kërcënime të tjera për regjimin.

“Unë po organizoj rezistencën nga Targovista,” u dëgjua Ceausescu ndërsa po ikte në Bukuresht drejt këtij qyteti me 22 dhjetor, që është kur ai në dukje aktivizoi një plan “rezistence”.

Ky plan, i përshkruar në disa dokumente të Sekuritatit, përbëhej nga veprime “të shkurtra dhe të dhunshme” të ndërmarra nga “një forcë relativisht e vogël” mbi “objektiva” me “rëndësi të madhe”, duke kërkuar të krijojë “një gjendje të përhershme të pasigurisë dhe frikës përmes sulmeve të vazhdueshme”.

Lista e veprimeve është pothuajse një përshkrim i njëjtë e mënyrës se si “terroristët” vepruan në tri ditët e përgjakshme që pasuan nga ikja e Ceausescu-t, në të cilën snajperët mobilë të fshehur në ndërtesat përreth sulmuan vazhdimisht pozicionet strategjike siç studiot e televizionit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe ndërtesa ku u takuan autoritetet e reja.

Kush i dha urdhrat për të shtënë?

Një pyetje lind në mënyrë të pashmangshme në leximin e këtij informacioni. A kanë vepruar në mënyrë të pavarur këta “terroristë” pasi kanë humbur kontaktin me Ceausescu-n pas arrestimit të tij, siç parashikonte plani që ata duhej të vazhdonin në mënyrë të pavarur nëse ishte e nevojshme? Apo a i kanë zbatuar urdhrat e shefit të Sekuritatit  në atë kohë, Gjeneralit Iulian Vlad?

Nuk ka dëshmi direkte që Vlad-i ishte në komandim të snajperistëve, por libri i jep disa indikacione se ai e dinte se kush ishin ata dhe refuzoi të lëshojë një apel publik për ta që të linin armët, pasi disa brenda udhëheqjes së FSN i kërkuan atij të bënte në mes të dyshimeve në rritje për rolin e Sekuritatit në masakër.

Tridhjetë vjet pas ngjarjeve, askush nuk është dënuar për vrasjet e 22-25 dhjetorit. Sekuritati nuk përmendet as si një nga aktorët e mundshëm që qëndron pas më shumë se 800 vdekjeve, dhe se ish-presidenti dhe drejtuesi i FSN-së Iliescu është, së bashku me një nga vartësit e tij dhe një gjeneral të forcave ajrore, personi i vetëm që akuzohet për viktimat.

 Një “dekonstruksion në kohë i klisheve”

“Aktakuza përpiqet t’i japë një përgjigje vdekjeve të revolucionit”, i tha BIRN ish i burgosuri politik Gabriel Andreescu. “Dhe kjo përgjigje është se njerëzit qëlluan njëri-tjetrin në një luftë vëllavrasëse që ishte pjesë e një situate kaosi të provokuar nga helmimi dhe dyshimet e krijuara nga FSN-ja dhe udhëheqësi i saj, Iliescu”.

“Kjo pamje është në një masë të madhe rezultat i një politike të frikshme të intoksikimit të vendosur në lëvizje nga njerëz të ish Sekuritatit të cilët janë të interesuar të gjejnë një version në të cilin ata nuk janë përgjegjës [për gjakderdhjen]”, shtoi Andreescu, duke i bërë jehonë përfundimeve të librit.

Përveç sjelljes së elementeve të reja të çmuara në figurën e periudhës 22-25 Dhjetor, Snajperët dhe Mashtruesit është një përmbledhje faktike racionale dhe jashtëzakonisht e dokumentuar mirë e secilës ngjarje të revolucionit Rumun, i cili hedh poshtë teori të ndryshme shumë të përhapura dhe të pavërtetuara kurrë , si p.sh. ajo rreth përfshirjes sovjetike në kryengritje.

Andreescu nënvizon se si libri parashikon, përmes intervistave me dëshmitarë dhe burimeve të tjera të drejtpërdrejta, mënyrën në të cilën “terroristët nga mishi dhe gjaku” ishin përgjegjës për situata të tilla famëkeqe të ndërhyrjes, si ai në të cilin dhjetëra njerëz në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Bukuresht u vranë.

Andreescu thekson rëndësinë e vendosjes së të vërtetës në lidhje me ngjarjen themeluese të Rumanisë së sotme demokratike. “Ajo që bëjnë Ursu dhe kolegët e tij është që të dekonstruktojnë klishetë pas këtij falsifikimi të historisë së revolucionit”, deklaron ai.