Ilustrim

Ish-Bankierët Vodhën Paratë e Katedrales

Me autorizim të prokurorisë së qarkut të Prishtinës, tre të arrestuarit A.D, A.K dhe H.B, të gjithë ish-zyrtarë të Bankës Kreditore, filiali në Prizren, janë arrestuar në dyshimet për  “Shpërdorim të pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës”.

Dyshohet se të tre personat kanë përvetësuar një shumë prej 187.000 euro, sa kanë qenë zyrtar të kësaj banke, gjatë viteve 2005 dhe 2006, para të cilat ishin dhënë si donacione për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë.

“Pas hetimeve disa mujore, sot me 06 prill 2012,  nën autorizimin e Prokurorisë Publike të Qarkut  Prishtinë , Drejtoria për Hetimin e Krimeve  Ekonomike dhe Korrupsion, ka bërë arrestimin e tre personave ish zyrtarë të Bankës Kreditore- Filiali në Prizren”, shkruan kumtesa për shtyp e policisë.

Katedralja Katolike në Prishtinë ka përfunduar punimet e vrazhda vitin e kaluar por njëra nga dy kullat e saj nuk ka mundur të ngritët për shkak të mungesës financiare.