
FOTO- Snajperistët sigurojnë tubimin në sheshet e Prishtinës
Qytetarë të shumtë janë dukë marrë pjesë në manifestimin qendror që po mbahet në sheshet e kryeqytetit në nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
20 vjet më parë në rrugët e Kosovës kishin hyrë trupat e Aleancës së NATO-së që sot festohet si dita e çlirimit të Kosovës.
Në këtë manifestim janë duke marrë pjesë shumë figura të njohura nga e gjithë bota dhe miq të Kosovës.
Të prainshëm janë edhe dy njerëzit kryesorë të ShBA-së në 1999 që në mars të atij viti vendosën për bombardimin e Serbisë, pasi që kjo e fundit kishte refuzuar t’i tërheq trupat nga Kosova.
Siguria është e lartë në këtë manifestim ku po merr pjesë ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright.
Gazetarët e KALLXO.com kanë vërejtur edhe snajperistët policë që janë vendosur mbi ndërtesën e Kuvendit dhe të cilët janë duke e përkujdesur për sigurinë.
Sot do të ketë aktivitete të shumta në nder të 20 vjetorit të Çlirimit.