Festohet me shampanjë ora kur u shpall Pavarësia

Për nder të festës së 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, gastronomët e Kosovës kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar.

Në një tavolinë të gjatë, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, kanë vendosur shishe me shampanjë me flamujt e shteteve të cilat kanë njohur Kosovën si shtet.

Në këtë festim mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai hapi shampanjën në orën 14:39, pikërisht në kohën kur 11 vjet më parë Kosova e shpalli pavarësinë.