Prishtinë, përleshje fizike te ‘Lesna’, theret me thikë një person - Foto

Rreth orës 16:00 ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave te kompleksi ‘Lesna’ në qendër të Pshtinës.

Sipas Florie Ahmetit, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, një person është plagosur nga një mjet i mprehtë.

“Sot rreth orës 16 :00, kemi marrë informatën se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Kallxo.com.

Sipas Ahmetit, policia kanë nisur një hetim për rrethanat e këtij rasti.