Milloshevë, përleshje fizike mes disa personave, lëndohen dy të mitur

Sot rreth orës 11:00 ka ndodhur një përleshje fizike në Milloshevë, më saktësisht në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (te nënkalimi).

Sipas Florie Ahmetit, zëdhënese e Policicsë për rajonin e Prishtinës, njësitet kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe si pasojë e përleshjes janë lënduar dy persona të mitur nga një mjet i mprehtë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Obiliqit si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë Ahmeti

“Në këtë rast janë lënduar dy persona ( të mitur), të cilët kanë marrë plagë nga një mjet i mprehtë  (dyshohet thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në për trajtim mjekësor”, ka shtuar tutje Ahmeti për Kallxo.com

Tutje sipas saj, lidhur me këtë rast policia ka arritur të identifikoj dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.