Milloshevë, tre të lënduar në një aksident trafiku

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot më datë 19.03.2024 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për KALLXO.com se në aksident ishin të përfshira katër automjete.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”- ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit njësiti i trafikut rajonal është duke u marr me rastin.