Ilustrim, Gëzhoja plumbash

Ferizaj, plumbi qorr i bie në veturë

Një plumb qorr ka rënë mbi një veturë në rrugën “Gjelberimi” në Ferizaj.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Ankuesja grua K-Shqiptare ka raportuar se nga një plumb qorr i është dëmtuar vetura e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë konfiskuar një predhe. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.