Syzana Firza

Syzana Firza filloi karrierën e saj si zyrtare administrative në vitin 1992 në agjencinë e konsultimeve juridike, financiare dhe për patundshmëri.

Më vonë, në vitin 2000, Firza filloi punën në shoqatën e juristëve “Norma”, ndërsa në shtator të vitit 2005, Firza iu bashkua BIRN-it në Kosovë në cilësinë e zyrtares për financa.

Është përgjegjëse për draftimin e raporteve financiare, regjistrimin e dokumenteve që hyjnë dhe dalin në BIRN, regjistrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe të gjitha detyrave tjera financiare.

Syzana Firza ka marrë pjesë në trajnimin “Vëzhgimi i Zgjedhjeve dhe Monitorimi i të Drejtave të Njeriut” të organizuar nga Qendra për të Drejtat e Njeriut në prill të vitit 2001.

Firza ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.