Privatizimi i OJQ-ve Mikrofinanciare

Si po privatizohen këto OJQ mikrofinanciare dhe kush po i mbështet ato? Pse po i ngutet Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që ta miratojë këtë ligj? A ka pasur presion nga jashtë për ta shtyrë këtë ligj?

Kush po e kërkon transformimin e OJQ-ve mikrofinanciare? Si do të reflektojë ky transformim te donatorët që japin fonde për shoqërinë civile? A janë në përputhje me parimet evropiane të sektorit të shoqërisë civile ndryshimet në këtë ligj?

Kush po i bën presion deputetëve të Kosovës për të kaluar këtë ligj në formë të përshpejtuar?

Pse Thesari Amerikan është i interesuar që kaq urgjentisht asetet e OJQ-ve mikrofinanciare, të cilat arrijnë 130 milionë euro, t’i kthejë në asete private? Si ka mundësi që 130 milionë euro të shkojnë jashtë Kosovës me aprovimin e këtij ligji? A është kjo në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjit për Asociim, i cili ndalon që prona e një OJQ-je të shëndrrohet në pronë private?

Kush do ta dërgojë këtë rast në Gjykatë Kushtetuese, nëse ky ligj kalon në Kuvend?