Avokati i Popullit, Naim Qelaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Naim Qelaj: E kam parë që nuk jam më i përshtatshëm për politikë - VIDEO

Avokati i Popullit i posazgjedhur, Naim Qelaj, është i ftuar përballë Jeta Xharrës.

Qelaj që dikur ishte zëvendësministër i Drejtësisë në kohën e Ramush Haradinajt, ka folur për të kaluarën e tij politike.

Ai tha se është mundur që të japë kontributin e vet në hapësirën që i është ofruar.

“Mendoj që njeriu mundohet me kontribu për vendin e vet aty ku i jepet hapësira, për një periudhë të gjatë kohore mua nuk më është jap hapësira për me puni diku tjetër, që me e jep kontributin tim në shtet-ndërtim. Kam qenë pjesë e një subjekti politik e më pas ky subjekt ka propozu që të jem zëvendësministër i Drejtësisë në mandatin e Ramush Haradinajt”, tha Qelaj.

Ai bëri të ditur se në të njejtën kohë ka qenë Koordinator Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe sipas tij kjo ka qenë pjesa më interesante e punës së tij.

“Nuk ka qenë komoditet që me qenë zëvendësministër dhe ndoshta kjo ka qenë njëra nga arsyet që me iu përkushtu punës profesionale dhe mos me u marrë më me politikën, sepse e kam pa veten që nuk jam i përshtatshëm më për politikë”, deklaroi Qelaj.