Lawrence Marzouk

Lawrence Marzouk punon si gazetar për gjashtë vite, duke u marrë me shkrime dhe redaktime në gazetat më të madhe rajonale në Britaninë e madhe. Me raportet e tij hulumtuese, Marzouk ka fituar dhe ka hyrë në listë të ngushtë për shumë çmime në gazetari.

I lindur në Leicester të Britanisë së madhe,nga një nënë angleze dhe baba libanez, Marzouk ka jetuar në Angli, Libi, Francë dhe Kosovë. Ka përfunduar studimet në drejtimin e ekonomisë dhe filozofisë në London School of Economics si dhe trajnime intensive në gazetari.

Ka qenë korrespodent i qeverisë lokale për të përditshmen The Argus në Brighton, Angli para se t’i bashkohej BIRN-it në Kosovë në prill të vitit 2009 si redaktor.