Jeta në Kosovë interviston Borisllav Stefanoviqin dhe Bedri Hamzën

Sonte Jeta në Kosovë transmeton intervistë ekskluzive me Borisllav Stefanoviqin, kryesuesin serb të bisedimeve Kosovë-Serbi, si dhe intervistë me Bedri Hamzën, Ministër i Financave.

Jeta Xharra ka intervistuar kryesuesin e palës serbe në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë kur u takua me zyrtarë të lartë të Kryeministrisë.

Cili ishte qëllimi i vërtetë i ardhjes së Stefanoviqit në Kosovë? Kur do t’i kërkojë falje shteti serb shqiptarëve të Kosovës për krimet e bëra gjatë luftës, ashtu siç kërkoi falje Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore? Cili është kushti nën të cilin Serbia do ta pranonte njohjen e Kosovës? A i di Stefanoviqi pasojat e hapjes së çështjes së ndarjes së Kosovës për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor? A është në gjendje Serbia të ofrojë kilometra të jugut të Serbisë për kilometra të veriut të Kosovës?

Pas kësaj, BIRN transmeton intervistën me Bedri Hamzën, Ministër i Financave, në lidhje me kontratën për autostradën Morinë-Merdare, paqartësitë rreth pagesës retroaktive të rrogave të shërbyesve civil si dhe arsyet e mosdënimit të bizneseve që nuk janë pajisur me arka fiskale.