Jeta në Kosovë diskuton për zgjedhjet e 9 janarit

Sonte në Jeta në Kosovë do të mund të ndiqni intervistën me Ulrike Lunaçek, deputete e Parlamentit Evropian, si dhe raportin e vëzhguesve të BIRN në lidhje me parregullsitë që e shënuan procesin e rivotimit më 9 janar.

Jeta Xharra ka intervistuar eurodeputeten Ulrike Lunaçek, njëherësh raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovë, të cilën e ka pyetur nëse procesi zgjedhor i 9 janarit i ka përmbushur standardet e Bashkimit Evropian.

Pas intervistës me Lunaçek, BIRN transmeton analizën e 15 ekipeve të vëzhguesve të BIRN-it, të cilët raportojnë për parregullsitë dhe shkeljet që ata i evidentuan gjatë procesit të vëzhgimit të rivotimit.

Në kuadër të emisionit, BIRN gjithashtu transmeton intervistë me Ilir Tolajn, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, të përgatitur nga gazetari Alban Selimi. Tolaj gjatë intervistës pyetet të flasë në lidhje me problemet në shëndetësi, punësimet pa kritere në këtë ministri, ligjin e sigurimeve shëndetësore si dhe për rastin gjyqësor të Tolajt me kryeministrin Hashim Thaçi.

Ndërsa, gazetari Muhamet Hajrullahu sjellë reportazh për problemet e renovimit të një pjese të stadiumit të Prishtinës dhe mospërmbushjen e kontratës për renovim nga palët nënshkruese.

Në fund, në reportazhin e saj gazetarja Edona Musa flet për mungesën e kanalizimit në Sllatinë të Vogël në Fushë Kosovë.