Jeta në Kosovë diskuton për Universitetin e Prizrenit

Sonte, pas edicionit te lajmeve të mbrëmjes, në 23:15, Jeta në Kosovë transmeton debatin për universitetin e dytë publik në Kosovë, Universitetin e Prizrenit.

Çfarë po ndodhë me këtë universitet? Pse po kërkohet shkarkimi i rektorit gjerman Rolland Monch? Çfarë shkeljesh janë gjetur gjatë auditimit të këtij universiteti? Çka thotë rektori Monch për situatën në UPz? Çka thonë profesorët që e kërkojnë shkarkimin e tij? Cilat janë qëndrimet e Ministrisë së Arsimit?

Për të diskutuar për këto dhe të tjerat në lidhje me UPz-në, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Naim Hasani, drejtor i Arsimit të Lartë në MASHT;

Adnan Dragaj, drejtor themelues i UPz-së;

Ferdije Zhushi-Etemi, kryetare Këshillit Kombëtar të Cilësisë;

Arsim Rexhepi, profesor në UPz.

Në kuadër të emisionit, BIRN transmeton intervistën e gazetares Edona Musa me rektorin e Universitetit të Prizrenit, Rolland Monch.