Intervistë me Stephan Johnson
14.7.2013 - 10:01
Jonston gjatë intervistës përgjigjet në pyetjet rreth keqpërdorimeve në burgjet e Kosovës përfshirë këtu kontrabandën e armëve, telefonave dhe tentativave për tu arratisur.
Ai poashtu tregon për frikën që gardianët e burgjeve e kanë nga grupe të caktuara të cilat veprojnë brenda burgjeve si dhe ekzistimin e personave të paprekshëm.
Gjatë intervistës Johnson poashtu rrëfen për mungesën e guximit brenda Shërbimit Korrektues për të denoncuar rastet korruptive brenda sistemit, praktikat e reja të dënimeve në Europë si dhe për mungesën e dënimeve alternative në Kosovë.
Në fund të intervistës “Drejtësia në Kosovë” transmeton rubrikën “Policia”.
Emisioni transmetohet çdo të diel në ora 21:00 në RTK dhe repriza të mërkurën në mesditë.