Zëvdendësdrejtori i policisë mban në bankë 45 mijë euro kesh

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, ka deklaruar se shuma e parave kesh të cilat i ruan në bankë kap vlerën e 45 mijë eurove.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar që të publikoj deklarimet e pasurisë së zyrtarëve shtetëror.

Në anën tjetër në pasurinë e paluajtshme të zëvendësdrejtorit të policisë, ku bëjnë pjesë shtëpi familjare, toka e fusha, vlera e tyre kap shifrën e 215 mijë euro.

Të gjitha këto pasuri, Jankoviq i ka deklaruar në emër të tij, ndërsa burimi i tyre sipas deklarimit janë trashëgimi.

Jankoviq ka deklaruar se vozit veturë Mercedes, vlera e së cilës është 10 mijë euro.

Të hyrat vjetore të Jankoviq sipas deklarimit janë gjithsej 20 mijë e 688 euro nga pozita e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës.

Në këtë pozitë Jankoviq është emëruar në fillim të vitit 2018.

Jankoviq ka deklaruar edhe të hyrat e bashkëshortes të cilat janë 2,640 euro, ndërsa të prindërve, pensioni i të cilëve është 2,424 eurove.