Sa ka pasuri Gjykatësi i rastit “Pronto”?

73 mijë e 730 euro është pasuria e pa luajtshme e gjykatësit të Gjykatës së Prishtinës, Shashivar Hoti.

Gjykatësi Shashivar Hoti në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se posedon tri toka bujqësore dhe një shtëpi me sipërfaqe 144 m2 e cila kap vlerën 45 mijë euro.

Hoti po ashtu ka thënë se posedon edhe një veturë “Golf IV”, në vlerë të 5 mijë eurove.

Ndonëse gjykatësi Shashivar Hoti nuk asnjë cent të kursyer në bankë, në formularin për deklarimin e pasurisë, Hoti ka thënë se ka disa borxhe.

Shuma e të hollave që ai i ka borxh është 14 mijë e 932 euro.

14 mijë e 92 euro ka deklaruar se i ka borxh në bankë, ndërsa për shumën prej 840 erove nuk ka deklaruar se kujt ja ka borxh.

Kurse të hyrat vjetore të gjykatësit Hoti arrijnë vlerën e 12 mijë e 725 eurove.