Dënohet doktori që nuk ishte në vendin e punës në QKUK

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Kinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) tha se i ka shqiptuar dënim doktorit të Urologjisë, Fahredin Veselaj pasi që i njëjti gjatë një inspektimi nuk ishte gjetur në vendin e tij të punës.

“dr. Fahredin Veselaj, specialist i urologjisë është larguar përkohësisht nga puna, meqë me datë 11.09.2018, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, dr. Basri Sejdiu, gjatë inspektimit në kujdestari, kishte konstatuar se, edhe pse figuronte kujdestar, i njëjti nuk ndodhej në vendin e punës”, thotë SHSKUK.

Sipas tyre lënda është proceduar në komisionin disiplinor, dje KALLXO.com ka raportuar se një muaj pas identifikimit të 200 keqpërdorimeve të kartelave të hyrje daljeve ka rënë numri i keqpërdorimeve por që monitorimi po vazhdon.

https://kallxo.com/qkuk-per-nje-muaj-200-keqperdorime-te-kartelave-per-hyrje-dalje/