Hillary Clinton - Foto: REL/AFP

Clinton: ShBA Nuk e Ka Merituar Presidencën Trump

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë “merituar” presidencën e Donald Trumpit dhe se këto janë “kohë të rrezikshme”.

Clinton, rivale e Trumpit në garën presidenciale më 2016, i bëri këto komente në një konferencë në Mumbai të Indisë.

Ajo tha se Trump ka “afinitet për diktatorët” dhe se ai “vërtet e pëlqen qëndrimin dhe sjelljen e tyre autoritare”, transmeton AP.

Clinton tha se beson se një letër e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, dërguar Kongresit, në lidhje me përdorimin e emailit të saj privat, i ka kushtuar me mbështetjen e saj nga votuesit.

Clinton, në shtator të vitit të kaluar, ka deklaruar se nuk do të garojë më për presidente, duke thënë se karriera e saj “si politikane aktive ka përfunduar”. (REL)

13 Mars 2018 - 20:29

REL 13/03/2018 - 20:29
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend