Ngjarja e vitit në "American Retail Park” në Pejë
Muzikë, zbritje e surpriza pa fund ju presin në hapjen e Qendrës Tregtare “American Retail Park”.
Qendra Tregtare “American Retail Park” në Pejë vjen me një ‘Grand Opening’ të hënën, më 25 shtator, me fillim nga ora 17:00!
Hapja madhështore do të jetë një ngjarje festive me muzikë live nga këngëtarët e njohur kosovarë Yll Limani, Ramadan Krasniqi (Dani), dhe Gjiko.
Por kjo nuk është e gjitha, sepse mysafirë specialë pritet të jenë edhe:
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier,
Investitori, ndërmarrësi dhe filantropi z. Harry Bajraktari,
Drejtoresha për Rini, Kulturë dhe Sport në Komunën e Pejes, znj. Xhenet Syka Kelmendi.
Krahas festës madhështore 33 brendet pjesë e Qendrës Tregtare “American Retail Park” në Pejë do të ofrojnë një shumëllojshmëri zbritjesh. Andaj kjo pritet të jetë një ditë ideale për të blerë produkte e juaja të preferuara me zbritje ekskluzive.
Pra, shënoni kalendarët tuaj për 25 shtatorin dhe ejani të festoni hapjen madhështore të “American Retail Park” me muzikë, zbritje e surpriza pa fund.
View this post on Instagram