BAU MARKET sjell kuzhinat 'Melody'

Për maraklitë e kuzhinave, BAU Market sjell kuzhinat PËR MARAK.

Ju që jeni duke kërku një kuzhinë të përkryer për shtëpinë tuaj, kuzhinat Melody janë gjithçka që keni kërkuar deri më tani.

E veçanta e këtyre kuzhinave është mundësia që ju e keni për të zgjedhur materialin që ju dëshironi, duke përfshirë ngjyrën e kuzhinës, e gjithashtu ta përshtatni në mënyrë të përkryer kuzhinën me hapësirën tuaj, duke mbuluar çdo cep që dëshironi.

Kuzhinat Melody janë të punuara nga materiali “mediapan”,  i cili ka një sipërfaqe të sheshtë, të lëmuar dhe të fortë. Ky material është gjithashtu shumë i lehtë në mirëmbajtje dhe ruan ngjyrën e tij. Duke vazhduar me tavolinën e punës kompakt dhe mekanizmat blum. Brendësia e kuzhinave është antibakterial dhe lidhja e konstruksionit të tyre është “Bulona Minifix.”

Procedura për të porositur kuzhinën tuaj është shumë e thjeshtë dhe e shpejtw. Krejt çka duhet të bëni është të vizitoni BAU Market, aty do të ju mirëpresin arkitektët tanë të cilët do t’ua lehtësojnë shumë procesin e blerjes së kuzhinës.

Fillimisht ju duhet të matni hapësirën tuaj të kuzhinës, pastaj së bashku ju do të mund të zgjidhni modelin tuaj të preferuar, dhe në fund arkitekti ynë do të skicojw për ju kuzhinën tuaj në mënyrë që ju ta keni sa më të qartë se si do të duket kuzhina juaj në fund.

Pasi që ju të keni përzgjedhur modelin e kuzhinës, përgatitjet do të fillojnë menjëherë dhe ju do ta keni kuzhinën tuaj të gatshme dhe të montuar në shtëpitë tuaja brenda dy ditësh.

Asnjëherë nuk ka qenë më lehtë e më mirë për të krijuar kuzhinën tuaj të ëndrrave.

Zgjedh kuzhinat për marak nga Melody, dhe përfitoni zbritje duke kursyer shumë më shumë se sa që keni planifikuar.

Ju mirëpresim në BAU MARKET.