Ministrja e Arsimit takohet me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në arsim dhe prioritetet që ka Qeveria e Kosovës për ta përmirësuar gjendjen në arsim.

Sipas një njoftimi për media, Heldt i uroi detyrën e re ministres Bajrami dhe ia konfirmoi asaj mbështetjen e partnerëve për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Kurse, Bajrami falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e pakursyer që i ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, ndërsa shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerët zhvillimorë, mënyrë që të mos ketë ngecje apo vështirësi në implementimin e projekteve.

Bajrami, javën e kaluar e pranoi detyrën si ministre e re e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ajo ka thënë se gjatë mandatit të saj do të mundohet që ta rritë numrin e pjesëmarrjes së fëmijëve në institucionet parashkollore si dhe do ta rishikojnë kurrikulën.

Kabineti qeveritar i Albin Kurtit

www.kallxo.com