Shkolla Fillore "Pjeter Bogdani", Prishtine, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

COVID-19 në shkollat e Drenasit: 65 mësimdhënës dhe 14 nxënës kanë rezultuar pozitivë

Deri më tani në shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Drenasit, 65 mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa numri nxënësve të infektuar është 14.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka.

“Të gjitha shkollat e komunës sonë aktualisht janë duke mbajtur procesin mësimor sipas planit A ,përjashtimisht në ato klasë ku janë izoluar kemi shkuar në izolim për dy jave dhe procesi arsimor ka vazhduar me skenarin B”, tha Gjoka.

Mësimi për vitin shkollor 2020-2021 ka filluar më 14 shtator.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, në kohë pandemie, Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.