Qirinj në nderim të Qerim Çoçajt - Foto: KALLXO.com

Aksidenti në Gjilan, ndizen qirinj në nderim të viktimës

Disa qytetarë të komunës së Gjilanit kanë ndezur qirinj në vendin ku vdiq Qerim Çoçaj, si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi sot gjatë ditës.

Iniciuesi i këtij aktiviteti, Genc Mustafa tha se kjo është bërë si shenjë respekti dhe për të bashkëndjerë me familjen e viktimës.

“Ne si rini jemi të brengosur për shkak se një kryefamiljar ka humbur jetën, dhe ka të lënduar. E bashkëndjejmë dhimbjen me ta andaj si shenjë simbolike dhe respekti kemi dashur që këtë aktivet për ndezje të qirinjve ta bëjmë. Aksidenti ka ndodhur shumë shpejtë dhe ne dëshirojmë që të solidarizohemi edhe me frikën që e patën qytetarët”, tha Mustafa.

Ndryshe në këtë aktivitet përveç qytetarëve kanë marrë pjesë edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, që vijnë nga ky qytet.