Vdes personi i dytë nga aksidenti i kamionit në Gjilan

Edhe njëri nga të lënduarit e aksidentit të rëndë të muajit të kaluar në Gjilan ka vdekur gjatë ditës së sotme.

Aksidenti i muajit të kaluar që tronditi gjithë Kosovën, ka pasur pasojë edhe vdekjen e dytë.

Njëra nga të lënduarit e këtij aksidenti ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po, sot kemi pranuar informatën se si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti me kamion i cili ka ndodhur në qendër te Gjilanit, përkundër ndihmës së ofruar ka vdekur edhe personi i dytë”, tha Ismet Hashani për KALLXO.com

Më 7 mars të këtij vitit, një kamion kishte goditur disa vetura në Gjilan, pasi që nuk kishte arritur të frenonte.

Atë ditë, nga aksidenti kishte vdekur një person.

Shoferi i kamionit dhe pronari i kompanisë së kamionit ishin arrestuar dhe ndaj tyre janë duke u zhvilluar hetime.

https://kallxo.com/30-dite-paraburgim-per-pronarin-e-kompanise-se-kamionit-se-aksidentit-ne-gjilan/