AAK-ja përkrah rezolutën për pezullimin e punës së kazinove dhe sjelljen e ligjit të ri

Ahmet Isufi, kryetar i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se e përkrahin rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Rezoluta është shumë e saktë i ka dy pika që duhet të votohen”, tha ai.

Sipas tij edhe qytetarët në dy komunat ku ka pasur vrasje në kazino siç janë Suhareka dhe Lipjani kanë filluar me peticione për mbyllje të kazinove dhe lojërave të fatit.