Foto: EPA/BBC

28 të vdekur në aksidentin e një autobusi në Portugali

Një autobus me turistë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në ishullin portugez të Madeira duke lënë 28 vetë të vdekur dhe persona të tjerë të plagosur, raporton BBC.

Gazeta gjermane ‘Bild’ tha se nëntë turistë gjermanë ishin ndër ata që vdiqën në aksidentin pranë Caniço. Autobusi thuhet se ka 50 pasagjerë.

Mediat portugeze paraqitën një autobus të përmbysur të rrethuar nga zjarrfikësit.

Shkaku i rrëzimit nuk dihet, as kombësitë e të gjithë atyre që kanë qenë në autobus.

Aksidenti ndodhi në 18:30 kur shoferi humbi kontrollin e autobusit në një kryqëzim dhe doli jashtë rrugës, thuhet në raportime.