Arkiv: Armët e konfiskuara | Foto: KALLXO.com

Video Ekskluzive Kështu u Zbuluan Armët në Mitrovicën e Veriut

Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë ka zbuluar dhe konfiskuar në Mitrovicën Veriore një sasi armësh.

Reportazhi është transmetuar në edicionin e fundit të Drejtësia në Kosovë.

Gjate bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 2 armë automatike me 3 karikatorë te mbushur me plumba, 2 jelekë antiplumb, një shurdhues i armës, disa pjesë- bateri te motorolave, si dhe fishekë të kalibrave te ndryshëm dhe pajisje tjera.

Një person është arrestuar gjatë kësaj bastisjeje.

Bastisja është vazhdimësi e rastit te datës 28.02.2018 kur janë konfiskuar 81 kilogramë substancë narkotike e llojit marijuanë.

KALLXO.com kishte shkruar për gjetjen e kësaj sasie të drogës në tavanin e një shtëpie.

http://kallxo.com/policia-gjen-82-kilograme-droge-ne-tavan-te-shtepise-ne-mitrovice-te-veriut/