VIDEO – Deputetja e Nismës Bën Thirrje për Bojkot të Produkteve të ‘Elkos’-it

Në tryezën e organizuar nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me çështjen e importimit dhe përpunimit të mishit në Kosovë ishin pjesëmarrës përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të bizneseve, “Elkos”-it, të inspektorateve të komunave të ndryshme dhe të Institucionit të Avokatit të Popullit.

Mishi i asgjësuar në pikën e “Elkos”-it në Prizren u bë temë diskutimi mes anëtares së Komisionit Albulena Balaj – Halimaj dhe përfaqësuesit të “Elkos”-it, Fatos Thaqi.

Balaj – Halimaj nga Nisma Socialdemokrate gjatë fjalës së saj tha se raste të produkteve pa afat nuk duhet të ketë dhe se për këtë shkak janë menaxherët nëpër këto markete.

“Skandaloze kur përfaqësuesi i ‘Elkos’ tha se na çdo ditë kemi raste të tilla, i kanë 30 mijë produkte, por kjo nuk duhet me ndodhë as edhe një ditë. Për çka i keni menaxherët? Mos kërkoni inspektorë por kërkoni me rritë numrin e menaxherëve”, tha ajo.

Anëtarja e Komisionit për të drejtat e njeriut Albulena Balaj – Halimaj po ashtu tha se fajet i kanë qytetarët që shkojmë nëpër markete edhe blejnë mish.

“Nëse ka dalë me skandale, me 100 skandale ‘Elkos’-i, pse shkojna e blejna mishin në ‘Elkos’. Për çka? Po hajde ta bojkotojmë ‘Elkos’-in” bëri thirrje ajo.

Kurse përfaqësuesi i “Elkos”-it, Fatos Islami e konsideroi tendencioze këtë thirrje të anëtares së Komisionit parlamentar.

“Menaxherët tanë e kanë lajmëruar Agjencionin, qe ku i keni dokumentet edhe keni kohë e i lexoni e përgaditeni para sa me ardhë. Këtë jeni duke e bërë në mënyrë shumë tendencioze”, tha Thaqi.

10 Prill 2018 - 17:59

Dorentina Kastrati 10/04/2018 - 17:59
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend