Foto: Facebook

Vetëvendosje: Të Shtyhet Afati për Regjistrimin e Votuesve Mërgimtarë

Afati i paraparë për këtë proces është caktuar të jetë 22 maji.

Sipas Vetëvendosjes, bashkatdhetarëve po u pamundësohet votimi për shkak të afatit të shkurtër për regjistrim dhe mungesës së informimit të votuesve për regjistrim.

“Ngjashëm si në zgjedhjet e kaluara, periudha e regjistrimit prej 15-22 maj është tejet e shkurtër për t’u njoftuar, përgatitur dhe dërguar dokumentacionin e nevojshëm për të gjithë ata që janë të interesuar të votojnë përmes postës”, thekson Vetëvendosje.

Sipas VV-së, bashkatdhetarëve duhet t’u jepet më shumë kohë për faktin se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur gati se fare fushatë zyrtare të informimit të qytetarëve jashtë vendit mbi mënyrat, afatet dhe kushtet e regjistrimit për të votuar.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 11 qershor.

http://kallxo.com/presidenti-zgjedhjet-11-qershor/