Foto-ilustrim

Vdes në Beograd i Aksidentuari në Badovc

Policia e Kosovës është informuar dje se një qytetar shqiptar, shtetas i Serbisë, ka vdekur në Spitalin e Beogradit.

Sipas raportit të Policisë, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në kryeqytetin serb pas lëndimeve të marra në një aksident që ka ndodhur në Badovc të Prishtinës më 19 tetor rreth orës 20:30.

Policia njofton se është informuar se viktima ka ndërruar jetë të shtunën.