Treni Godet Kamionin Dhe e Rrëzon Nga Ura
Në orët e para të mëngjesit të së martës treni i linjës Shkodër-Vorë është përplasur me një furgon mallrash.
Ngjarja ka ndodhur tek shinat e trenit në Pllanë të Lezhës.
“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se treni i linjes Shkodër – Vorë, është përplasur me një mjet tip kamion që tranporton mallra, me drejtues shtetasin A.P. 44 vjeç, banues në Spiten”, thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës.
Raportohet se në furgon kanë qenë përveç 3 persona.
Drejtuesi dhe një pasagjerë kanë marr trajtim mjekësor në spitalin Rajonal të Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.