Shtyhet Përsëri Seanca Konstitutive

Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci për shkak të mungesës tjetër të deputetëve të PAN-it, ka shtyrë përsëri seancën konstitutive për orën 14:00.

“Deputetë të nderuar jam i detyruar që të ju them një lajm. Koalicioni PAN ka kërkuar që mbledhja të fillojë në orën 10:00 na po i presim tash kanë kaluar afër 20 minuta, kështu që po e ndërpres punën e kësaj seance tash për tash dhe e vazhdojmë seancën në ora 14:00”, tha kryesuesi.

Ai kërkoi falje duke deklaruar se “Nuk ka çka të bëjë”.

Që nga 3 gushti kur u caktua seanca konstitutive, nuk është arritur të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, meqë koalicioni PAN si subjekti më i votuar në zgjedhje ende nuk ka dhënë kandidat për kryetar të Kuvendit për shkak të pasigurisë në vota.