Sejdiu e Bajrami, Deklarohen Kundër PAN-it

Korab Sejdiu, deputet nga koalicioni LAA, ka deklaruar se do i qëndrojnë besnik koalicionit të tyre dhe se nuk do e votojnë PAN-in. Ai këto deklarata i ka bërë sot gjatë regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Unë besoj që konfuzioni është tek disa palë të tjera jo te AKR. Vendimet tona do të jenë ato që i kemi mar me koalicionin. Që nga fillimi përkundër tentativa e presionit, gjithmonë jemi deklaruar dhe mbesim besnik se s`do ta votojmë koalicionin PAN”, ka deklaruar Sejdiu.

Lidhur me raportimet për bashkëpartikaun e tij, deputetin Labinot Tahiri, Sejdiu ka thënë se ka patur keqinterpretim të deklaratave.

“Unë besoj që z.Tahiri e ka shpjeguar keqkuptimin ose keqcitimin”, ka thënë Sejdiu. Ai ka shtruar po hyjnë në kuvend me shpresën se do sjellin ndryshime skenës politike, pasi sipas tij po ulen në kuvend pas një legjislature të siç e ka quajtur ai “të errët”.

Deputetja nga koalicioni LAA, Hikmete Bajrami, ka deklaruar se nëse është kandidat për kryetar të Kuvendit Kadri Veseli ata nuk do e votojnë.

“Ne nuk votojmë për kryetarin e kuvendit në qoftë se është Kadri Veseli, pasi ishte ai që krijoi të gjitha trazirat që kanë ndodhur në legjislaturën e kaluar. Seanca e 3 gushtit len të dyshoj që nuk i kanë numrat”, ka thënë ajo.

Bajrami ka shtuar se LDK, do e shqyrtojë votimin e ndonjë kandidati tjetër.

“Jemi mbledhur me kryetarin e partisë, të gjithë kemi qenë njëzëri dhe nuk kemi vota as për kryeministrin e PAN-it, as për Kadri Veselin. Besoj që kandidati duhet t`i plotësoj kushtet që ta votojmë. Të tjerët do të diskutohet, ndërsa jo e madhe është për Veselin”, ka thënë deputetja Bajrami.