Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

Shkaktoi Aksident me Pasojë Vdekjen dhe Fshehu Provat

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Kavajë një të dyshuar për aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe i cili në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë fshehu provat dhe prishi vendngjarjen duke zëvendësuar mjetin e aksidentit me një mjet tjetër.

Policia arrestoi autorin e aksidentit G.H. dhe dy bashkëpunëtorët e tij për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës E.Ç. dhe G.C.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi G.H., duke drejtuar mjetin kamion tip “Mercedes Benz” (në pronësi të një firme), në mbikalimin e varrezave në autostradë është përplasur me mjetin motoçikletë tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin Z.G., 28 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi G.H., në bashkëpunim me shtetasit E.Ç. dhe G.C., kanë hequr nga vendi i ngjarjes mjetin kamion me të cilin u shkaktua aksidenti dhe kanë sjell një tjetër mjet kamion tip “Benz”, duke prishur dhe fshehur provat në vendngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit G.H., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, ndërsa për shtetasit E.Ç., dhe G.C., për veprën penale “Pengime që zbulojnë zbulimin e të vërtetës”.