QKUK: Fëmijës 16 Muajsh i Nxirret Fasulja nga Mushkria

Drejtori i ORL-së në QKUK Hajdin Thaçi ka postuar disa fotografi dhe përmbajtjen e një operacion të suksesshëm në QKUK .

Një kokërr e fasules ëshë nxjerrë nga mushkëritë e një fëmije 16 muajsh.

“Sot në Kliniken e ORL u shpëtua jeta e fmiut 16 muajsh i cili kishte aspiruar kokrrën e fasules në bronkun e djathtë, veprim ky që kishte bllokuar në tërsi mushkrinë e djathtë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin e tij social Facebook.

Ai ka sqaruar se fëmija është në gjendje të mirë pas operacionit. Thaçi ka postuar edhe një fotografi të stafit të QKUK që realizuan ndërhyrjen e komplikuar.