Prokurori: Triumf Riza Pastroi Rrugët nga Krimi

Bazuar në dosje e dëshmi të paraqitura gjatë procesit Sekiraqa , prokuror i EUKEX-it Andrew Carney e ka përshkruar policin e vrarë Triumf Riza si një njëri të përkushtuar për sundim të ligjit.

“Triumfi paraqet dikë të përkushtuar, një zyrtar i përkushtuar për detyrën e tij në përpjekjet e tij për pastrimin e rrugëve të Prishtinës dhe Kosovës në përgjithësi nga krimi”, ka thënë Carney.

Vrasjen e Rizës, prokurori e ka quajtur “humbje të madhe për policinë”.

Pjesëtari i njësive speciale të policisë së Kosovës ishte vrarë në gushtin e vitit 2007.

Dorasi Arben Berisha ka marrë një dënim prej 35 vitesh ndërsa të martën gjykata e shpalli fajor Enver Sekiraqën nën akuzën se planifikoi dhe organizoi vrasjen e Triumf Rizës.

Përmbledhja e ngjarjeve rreth rastit Sekiraqa përfshirë një pjesë të intervistës me Sekiraqën e zhvilluar në vitin 2012 dhe intervista ekskluzive me prokurorin e rastit Andew Carney janë transmetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: