Nga paniku i korrikut në "Beer Fest"

Panik në ‘Beer Fest’

23:31

Gazetari i KALLXO.com nga vendi i ngjarjes konfirmon se në vendin ku po bëhej ‘Beer Fest’ janë gjetur tri gëzhoja plumbash ndërsa nuk bëhet e ditur se si janë shkrepur ato. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po i kryen hetimet por deri më tani nuk ka pasur ndonjë deklarim nga ana e tyre.

beer fest3

Qytetarët e mbledhur në ‘Beer Fest’ në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pak pas orës 23:00 janë kapluar nga një panik e cila për momentin mbetet mister.

Për një moment, papritur, turma e njerëzve të mbledhur ka filluar të lëvizë me shpejtësi në përpjekje për t’u larguar nga vendi ku të rinjtë po argëtoheshin nën tingujt e muzikës dhe me birra.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se policia është në shesh ndërsa organizatorët e festivalit kanë bërë thirrje vazhdimisht për qetësi.

Nga ikja në panik, dëshmitarët kanë parë këpucë nëpër rrugë të cilat duket se u kanë rënë atyre që kanë nxituar të largohen nga sheshi.

beer fest2