Ngjarjet e Ditës së Premte, 16.03.2018

Save the Children në Kosovë prezanton të gjeturat kyçe të analizës së situatës të ofrimit të shërbimeve sociale në Kosovë. (Hotel “Garden”, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Qeveria e Kosovës, ora 10:00)

Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon konferencë që ka temë angazhimin e mediave në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30)

Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, merr pjesë në kampanjën informuese ”Çfarë do të thotë Kodi Civil për ju?”. (Hotel “Nartel”, ora 10:00)

MPMS, MTI dhe UNDP ndajnë 200 certifikatat për përfituesit e programit Praktikë në Punë. (Amfiteatri i madh i Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

Vihet gurthemeli i Qendrës së Kulturës në Rogovë të Hasit, Komuna e Gjakovës. 9Ora 13:00)

Forumi i Gruas i LDK-së përkrahur nga Fondacioni Hjalmarson organizon konferencën me tema “Fuqizimi i gruas në politikë dhe parimet e shoqërisë së lirë”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 15:00)