Etherium Pritet t’i Transformojë Letrat me Vlerë

Platforma e etherium blockchain mund të bëjë “revolucion” në lëminë e letrave me vlerë.
Kështu ka raportuar rrjeti i lajmeve me fokus të veçantë në kriptovaluta CCN.

Shuma e arkëtuar në Initial Coin Offerings i ka kaluar 4 miliardë dollarë nga viti 2013, ndërkaq agjencitë shtetërore në Amerikë janë duke i analizuar se cilat do të jenë implikimet në politikat rregullative financiare, ka raportuar rrjeti i lajmeve. CCN tregon se disa nga këta “tokenë (çipa)” që jepen përmes ofertave të tilla që mund t’i bëjnë të konsiderohen si “tokenë me vlerë”, duke vepruar kështu në kundërshtim me Ligjin për Letrat me Vlerë.

Rrjeti i lajmeve për kriptovaluta ka treguar se “tokenët” blockchain të cilët mbështeten në vlerën e aseteve të caktuara po lëshohen (shiten) edhe më lehtë si pasojë e protokollit të decentralizuar të këtyre kriptovalutave. Sipas CCN protokolli i ndikon edhe letrat me vlerë.

Këtë e ka konfirmuar edhe themeluesi dhe pronari i Polymath, Trevor Koverko.
“Polymath shet (faciliton) tokenë (brenda sistemit) blockchain përbrenda një sistemi që koordinohet në mes të pjesëmarrësve të saj, ku edhe POLY jep incentivë, tokenin tonë vendor”, i ka thënë ai CCN.

“Në thelb, Polymath përbëhet nga kontratat e mençura që janë të dizajnuara për të ruajtur të dhënat për pjesëmarrësit e rrjetit, në të njëjtën kohë duke e udhëhequr në mënyrën se si ata ndërveprojnë, duke u bazuar në norma shtetërore dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrës të rrjetit janë provajderët e KYC (sistemit të identifikimit të konsumatorëve, Njihe Klientin Tënd), delefatët ligjorë, zhvilluesit e kontratave të mençura, shitësve të tokenëve dhe investitorëve”, ka shkruar CCN.

Germat prej Bore të Kryeministrit

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend