Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Moti në Pesë Ditët e Ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore, të cilat nga e mërkura do të përfshijnë edhe vendin tonë, duke ndikuar në rritjen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

”Të hënën  dhe të marten masat e ajrit me presion të ulët do të mbesin aktive, duke krijuar një mot të vranët dhe me reshje shiu, të cilat të reshje të marten mund të jenë të izoluara nëpër disa territore të caktuara. Nga e mërkura ka mundësi që në mëngjes të krijohet mjegulla e radiacionit si pasojë e ngritjes së temperaturave”, njofton IHMK.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, kurse, maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 9m/s./21Media