Dorin Cioba, 'Mbret' i vetëshpallur i romëve. Foto: dorincioba.ro

‘Mbreti” i Romëve i Gatshëm Për ta Ndërtuar Murin e Trump-it me Meksikën

Dorin Cioba, i cili është shtetas rumun, i ka shkruar Trump-it dhe i ka thënë se romët mund të bëjnë punë me një kosto të ulët për shkak se ata vuajnë nga papunësia e lartë, raportoi media rumune të martën.

‘Mbreti’ i romëve i premtoi gjithashtu Trumpit se njerëzit e tij janë mjaft të aftë për të marrë pjesë në punën e ndërtimit të murit – plane për të cilin kanë shkaktuar një përkeqësim dramatik në marrëdhëniet amerikano-meksikane – pasi që ata janë të mirë në punën me metal.

“Kombi rom, që unë përfaqësoj, ju dëshiron të keni fuqinë për punën që do të bëni, dhe Zoti i bekoftë vendimet që do të merren për paqe dhe prosperitet ndërkombëtar”, thuhet në letrën për Trumpin, raportoi agjencia e lajmeve shtetërore të Rumanisë, Agerpres.

Cioba tha gjithashtu se ishte i angazhuar për të mbështetur të gjitha projektet e ardhshme të Trumpit.

I pyetur për një koment në këtë ofertë, ambasadori i SHBA-së në Rumani, tha të martën se nuk ishte në dijeni të letrës.

Por ai tha për Agerpres se bazuar në deklaratat e mëparshme të presidentit Trump, ai ndoshta do të preferonte atë nëse qytetarët amerikanë e ndërtojnë murin që do të ndajë të dy kombet amerikane.

Dorian Çioaba jeton në Sibiu të Rumanisë. Ai është i biri i Florian Cioba, një anëtar i respektuar i komunitetit të romëve në këtë shtet i cili e shpalli veten “Mbreti i romëve në mbarë botën” në vitin 1997.

Ai vdiq në vitin 2013 dhe u pasua nga djali i tij, Dorian.

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 25 janar për të filluar procesin e ndërtimit të një muri përgjatë kufirit 3,100 kilometërsh mes SHBA-së dhe Meksikës dhe këmbënguli se shteti meksikan duhet të paguajë për të.

Mes zemërimit në vend, Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto anuloi një takim të planifikuar me Trumpin të planifikuar për të martën.për shkak të zhvillimeve të fundit.