Pamje nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Mblidhen Kryesia e Kuvendit e Qeveria

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 09:00. Mbledhja e kaluar dështoi për mungesë kuorumi. Ndër pikat e shumta të rendit të ditës pritet që në pikën e fundit “Shqyrtimi i Kërkesave”, të jetë Ligji për Gjykatën Speciale.

Në të njëjtën kohë me Kryesinë e Kuvendit, në orën 09:00 mblidhet edhe qeveria e Kosovës.

Pikat e rendit të ditës së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancë plenare:
  3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhjetor 2017:
  4. Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
  5. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,
  6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  7. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.
  8. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:
  9. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  10. Koha për pyetje parlamentare,
  11. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  12. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,
  13. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm – Agjenda 2030 për Kosovën,
  14. Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje,
  18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-115 dhe me Ligjin Nr. 05/L-080,
  19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,
  20. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,
  21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,
  22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,
  23. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,
  24. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  25. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  26. Propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave