Pamje nga votimet në zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoni - Foto: MIA

Maqedonia Mban Rivotimin

Përsëritja e votimit në fshatin veriperëndimor të përzier etnikisht të Tearcës, teorikisht mund të ndryshojë numrin e vendeve të fituara në parlament nga dy partitë kryesore më 11 dhjetor, nga 51-49 në favor të partisë qeverisëse VMRO DPMNE, në 50-50 me socialdemokratët e opozitës, LSDM.

Dallimi në vota më 11 dhjetor midis VMRO DPMNE dhe LSDM-së në njësinë e gjashtë zgjedhore, ku ndodhet edhe Tearca, ishte vetëm 304 vota në favor të partisë në pushtet.

Por që një ndryshim i numrit të deputetëve të ndodhë, duhet që LSDM-ja ta anulojë këtë dallim votash, të cilën gjë shumëkush e konsideron të vështirë.

Më 11 dhjetor nga rezultati i zgjedhjeve në Tearcë partia në pushtet kishte vetëm 4 vota më shumë. Nga 714 votuesit e regjistruar në këtë fshat, 404 hodhën votën e tyre. 93 votuan për partinë në pushtet, ndërsa 89 votuan për opozitën. Votat e tjera iu dhanë partive politike shqiptare.

Për zgjedhjet e përgjithshme Maqedonia është e ndarë në gjashtë njësi zgjedhore nga secila prej të cilave zgjidhen 20 deputetë në parlamentin me 120 anëtarë.

Numri i deputetëve në secilën njësi zgjedhore bëhet me anë të një sistemi proporcional në bazë të votave të fituara.

Vendvotimi në Tearcë është hapur në orën 7:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00.

Partia në pushtet bojkoton përsëritjen e votimit

Partia në pushtet që akuzon Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Gjykatën Administrative dhe ambasadorët e huaj për kryerjen e një “rrezikimi elektoral të paligjshëm” me qëllimin e vjedhjes së fitores së saj të ngushtë, tha se do ta bojkotojë rivotimin.

Megjithatë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha se nuk do të ndryshojë fletët e votimit për rivotimin në Tearcë, që do të thotë se opsioni për votim për partinë në pushtet do të mbetet.

Ndërkohë, OJQ-ja “Civil” që është në krye të procesit të monitorimit zgjedhor të Maqedonisë, të premten tha se kishte përpjekje të theksuara partiake për t’u dhënë ryshfet votuesve që të mos votojnë.

“Ne kemi dëshmi për këtë kërkesë. Jemi duke mbledhur prova për këto aktivitete të kryera nga disa parti politike. Ne kemi gjetur se nga 3000 në 6000 denarë [nga 50 deri në 100 euro] janë ofruar për të abstenuar nga votimi,” ttha kreu i “Civil” Xhabir Deralla në një konferencë për shtyp të premten.

Rivotimi po ndodh në mes të tensioneve ende të larta politike në vend pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit që dështuan në mënyrë të qartë për të zgjidhur krizën e thellë afatgjate politike në vend.

Pas rezultateve shumë të ngushta të zgjedhjeve, si partia në pushtet po ashtu edhe opozita pretendojnë se do të formojë qeverinë e re.

Megjithatë, shanset janë më të mëdha për kreun e partisë qeverisëse VMRO DPMNE dhe ish-Kryeministrin, Nikolla Gruevski, i cili është nën hetim nga ana e Prokurorisë Speciale për disa dyshime rreth krimeve të cilat janë përmendur në përgjimet që opozita të lëshuara në fillim të vitit 2015.

Duke u përballur me pasigurinë e formimit të një qeverie të re, për të cilën ai do të duhej të joshë partitë shqiptare, Gruevski akuzon institucionet e vendit, opozitën dhe diplomatët perëndimorë për komplot për të penguar fitoren e tij.