Kurdët Bashkohen me Ushtrinë Siriane për t’u Mbrojtur nga Turqia

Është arritur një marrëveshje që ushtria siriane të hyjë në enklavën Afrin.

Forcat e kurdëve sirianë dhe qeveria në Damask kanë arritur një marrëveshje për të hyrë ushtria siriane në enklavën Afrin, për të ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve turke, njoftoi sot zyrtari kurd, Badran Dzia Kurd.

Sipas tij, ushtria siriane do të hyjë në Afrin në dy ditët e ardhshme dhe ushtarët do të vendosen në disa pozicione përgjatë kufirit sirian me Turqinë.