Kundërshtohet Heqja e Flamurit Kombëtar në Hyrje të Prishtinës

Personat që thonë se janë autorizuar nga Qeveria e Kosovës kanë arritur të heqin më në fund flamurin kombëtar shqiptar nga “Rrethi i Flamurit”, në kryeqytet.

Për ta hequr flamurin kombëtar është dashur edhe ndërhyrja e Zjarrfikësve.

Zjarrfikësit u thirrën të ndërhyjnë pasi që ekipet e KEDS-it nuk arritën ta rregullojnë problemin me rrymë në shtizë për ta ulur flamurin.

Gjatë përpjekjes për ta hequr flamurin kombëtar, i cili do të zëvendësohet me atë shtetëror të Kosovës, pati edhe kundërshtime të qytetarëve.

Për këtë arsye ndërhyri edhe Policia e Kosovës, e cila i largoi kundërshtuesit nga zona ku gjendet shtiza e flamurit.

KALLXO.com po transmeton LIVE operacionin e zëvendësimit të flamurit.