Pamje nga ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit U21 - Foto: KALLXO.com

Kosova Mposhtet nga Izraeli

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Euro U-21 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kosova e pësoi edhe golin e radhës në minutat shtesë të pjesës së dytë të lojës kështu duke e thelluar fitoren mysafirët izraelitë.

Në minutën 15-të të pjesës së parë Kosova pësoi golin e parë, shkruan rtv21.tv.

Gjithashtu minutën e 44 ishte Weissman futbollisti që shënoi golin e dytë për Izraelin.

Pastaj, izraelitët arritën të shënonin edhe një gol në minutën e 58-të nëpërmjet Dasan, i cili shënoi për 3-0.

Golin e katërt dhe të fundit në këtë takim për mysafirët e shënoi Cohen në minutën e 93-të.

Pas kësaj fitoreje Izraeli ngritet në pozitën e tretë në tabelë me shtatë pikë të grumbulluara.

Ndërsa Kosova zë pozitën e katërt pas pesë ndeshjeve me gjashtë pikë të grumbulluara./21Media